“Ky është shtet rrumpallë... Rama po bën pazare me Greqinë”

Shqipëria

“Ky është shtet rrumpallë... Rama po bën pazare me Greqinë”

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:19
Shpëtim Idrizi

Nga fshehtësia me të cilën po mbahet marrëveshja me Greqinë, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ngre pikëpytje të mëdha.

Nga studio e emisionit “Politika Online” në Gsh.al, kreu i çamëve kërkon që të bëhet transparencë për Çamërinë.

Idrizi vë në pikëpyetje këtë marrëveshje, edhe për faktin se po kërkohet të arrihet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ekziston, por nuk funksionon. Nisur kjo dha nga rasti personal i të atit për marrëveshjen me toponimet.

“Greqia ka detyruar palën shqiptare me toponimet. Për shembull babai im që ka lindur në Margëllisht të Greqisë dhe ka ardhur 2 vjeç në Shqipëri, sot Greqia e ka bërë Margeritje atë vendin. Tani qeveria shqiptare ka rënë dakord me palën greke që babai im ta ndërrojë vendlindjen nga Margëllisht në Margaritje. Kjo është një marrëveshje, që po e them me bindje të plotë, që nuk ka ndodhur me asnjë shtet të botës. Sepse pashaporta është pronë e shtetit shqiptar. Pra, toponimet janë arritje për palën greke. Sot babai im duhet të ndërrojë vendlindjen për marrëveshjen e shtetit shqiptar. Dhe me këtë shtet rrumpallë babai im nuk e merr dot pashaportën sepse babai im në të gjitha dokumentet e ka Margëllitje vendlindjen dhe jo Margaritje. Pra jo vetëm kjo është absurde, por edhe i pazbatueshëm në praktikë.” theksoi Idrizi

Por si do të dalë Rama në përfundim të bisedimeve me Greqinë?

Edhe pse nuk flet me emra konkretë, Idrizi lë të kuptohet se ish-aleati Edi Rama, ka qenë ai që ka kërkuar nxjerrjen jashtë të tij nga parlamenti.

“Me siguri ka pasur një pazar. Ne sigurisht e kemi refuzuar këtë përqasje, që të hapen negociatat, dhe ne të bëjmë atë që një qeveri përpara u detyrua të bënte për hyrjen në NATO. Tani nuk është rasti i Greqisë që mund ta kërcënojë Shqipërinë, apo Shqipëria duhet të jetë e intimiduar. Druaj se ka politikanë servilë, që vetëofrohen. Unë do të jap raste më vonë të njerëzve që flisnin për Çamërinë dhe nuk ia kishin idenë fare. Apo që më thonin Shpëtimo e dini pse nuk keni marrë poste në qeveri? Se nuk ka dashur Greqia. Unë kam emra konkretë, i kam të gjitha në raport me çështjen çame. Unë nuk do dal nga politika sot” u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat