Dhunohet me sende të forta avokati i njohur

Shqipëria

Dhunohet me sende të forta avokati i njohur

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:30
Ilia Ilia

Policia e Durrësit ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me dhunimin e avokatit të njohur Ilia Ilia, nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja sipas policisë, ndodhi sot rreth orës 10 : 45, në afërsi të Prokurorisë. Avokati është goditur me sende të forta nga dy persona. Blutë e Durrësit sqarojnë se avokati ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat