Fshati pa rrugë dhe pa nuse - Bota Sot
Fshati pa rrugë dhe pa nuse

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Fshati pa rrugë dhe pa nuse

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:32
Fshati pa rrugë dhe pa nuse

Koha në Mushnik një fshat i Rrogozhinës duket sikur është ndalur. Vetëm 8 km larg autostradës Rrogozhinë-Kavajë, 20 familje jetojnë në izolim të plotë, pa ujë, pa kanalizime, në kushte mbijetese.

Që të dalin për të kërkuar punë në qytet u duhet të përshkojnë së pari në këmbë një rrugë të vështirë prej 5 km. Të mbjellësh kushton më shtrenjtë në këtë fshat, sepse mjetet bujqësore kërkojnë më shumë para për shkak të rrugës.

Edhe këtu në Mushnik fajësojnë mjerimin për beqarinë. Asnjë nuse nuk vjen në fshat, thonë ata, ndaj sot ka edhe 50-vjeçarë pa familje.

Jeta bëhet edhe më e vështirë në kohë shiu, kur uji nga kodrat përreth mblidhet në fshat, apo kur të sëmurët duhet t’i transportojnë deri në rrugën e makinës më këmbë ose me mushka.

Hera e fundit qe një zyrtar ka qenë në këtë fshat, ishte gjatë fushatës së fundit elektorale. Që atëherë në Mushnik banorët kanë parë vetëm njëri-tjetrin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test