Ish Ministri i PD: Biznesi vë veton në çdo reformë të këtij vendi

Shqipëria

Ish Ministri i PD: Biznesi vë veton në çdo reformë të këtij vendi

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:33
Genc Ruli

Ish-deputeti i PD-së, Genc Ruli thotë se edhe pas më shumë se 25 vitesh demokraci, ende në vendin tonë nuk funksionon siç duhet shteti ligjor.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, Ruli ka folur për demokracinë e brendshme të partive politike. Duke komentuar klimën politike në Shqipëri, dhe jo vetëm, ai është shprehur se ne jemi një vend i paemancipuar.

Ruli tha se biznesi në vendi tonë po vendos veto në çdo reformë.

“E para është kultura, e dyta është shteti ligjor. Ne s’kemi shtet ligjor, edhe sot pas 25 vitesh. Jemi mbrapa me konceptin e shtetit. Ligji e frenon qeverinë. Elita ekonomike biznesi janë me ndikim në politikë. Biznesi nuk do emancipim, por ve veto në çdo reformë. Ai rri më shumë në tavolinë me partitë. Ky sistem që vetëkontrollohet s’ka financim, s’ka tendera, etj… Shoqëria ka kundërbalanca të forta”, u shpreh Ruli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat