Ekstradohet në Shqipëri shtetasi i Kosovës që tentoi të vriste Lul Berishën

Shqipëria

Ekstradohet në Shqipëri shtetasi i Kosovës që tentoi të vriste Lul Berishën

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:18
Lul Berisha

Një shtetas i Kosovës u ekstradua nga Kosova drejt Shqipërisë, ku rezulton të jetë dënuar në mungesë nga drejtësia me 20 vjet burg për vrasje.

Ahmet Ajeti, nga Lipjani, është i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje ndaj Lul Berishës.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë i Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.

Më datë 30 gusht të vitit, Ahmet Ajeti dhe një person tjetër me inicialet O. K. të porositur nga personat E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lulzim Berishën. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Lulzim Berisha,  Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetëplagosur.

Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 7 mars të vitit 2016, pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, më 16 janar të 2012-ës e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale "Vrasje me paramendim", dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat