Busti i Pjetër Arbnorit, ish-ministri: E kanë sakatuar imazhin e tij, turp!

Shqipëria

Busti i Pjetër Arbnorit, ish-ministri: E kanë sakatuar imazhin e tij, turp!

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:33
Busti i Pjetër Arbnorit

Ish-ministri i drejtësise, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër pas vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit në lulishten e Parlamentit.

Sipas Manjanit kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit.

“Çfarë busti?!

E kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit sa më ska!

Vihen buste personash publikë e politikë në çdo parlament të botës, por përmendoret ruajnë besnikërisht tiparet reale të personit.

Kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit. Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre!

Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti!

Kjo e Pjetrit është fyerja e dytë, që vetëm Ed Rama mund ti bëjë historisë.

Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla…

Shumë turp!”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat