Ligji për Teatrin, aktorët ankohen te Vlahutin

Shqipëria

Ligji për Teatrin, aktorët ankohen te Vlahutin

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:03
Protesta e artistëve

“I bëjmë edhe njëherë thirrje, në emër të Aleancës, Z. President të mos e dekretojë këtë ligj për sa kohë që në këtë vend akoma nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, e cila do të na jepte ne mundësi që të bënim rekurse apo apelime për këtë ligj të cilin ne e kemi cilësuar që në fillim të padrejtë”, tha Alert Çeloaliaj.

Këtë thirrje Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e bëri pas takimit me Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.

Pothuajse një javë më herët Aleanca i dërgoi një letër zyrtarëve të lartë evropian ku përveç Vlahutin përfshihej edhe komisioneri Hahn, që projektligji që i hap rrugën shembjes së godinës ekzistuese është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ndërsa në takimin e së premtes ata morën këtë përgjigje nga ambasadorja, në ditët e saj të fundit në detyre.

“Morëm edhe konfirmimin se BE, po shikon me vëmendje obligimet e Shqipërisë në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit, dhe në raportin që ka Shqipëria me çeljen e negociatave dhe se do të marrim një përgjigje nga BE dhe Komisioni këtu se çfarë janë ato që do të gjejë BE mbi këtë çështje nga shërbimet e veta”, u shpreh Çeloaliaj .

Gjatë takimit Aleanca i parashtroi Ambasadores çështjen e trashëgimisë historike dhe kulturore si dhe çështjen e së drejtës publike mbi sipërfaqet publike. Ata parashtruan mundësinë për të rikonstruktuar godinën e TK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat