Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, Gjykata e Lartë regjistron rekursin - Bota Sot
Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, Gjykata e Lartë regjistron rekursin

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, Gjykata e Lartë regjistron rekursin

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 18:33
Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka regjistruar shqyrtimin e animimit që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Siç behet me dije ne njoftimin zyrtar te Gjykatës, regjistrimi i rekursit te organit te akuzes është bërë më datën 18 korrik 2018.

Ne kete rekurs prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ për personin nën hetim, Saimir Tahiri”.

Pak jave me pare, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit Brendshëm, e kjo nuk u pranua nga organi i akuzes.

Tahiri ndodhet ne hetim për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj dhe për shpërdorim detyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test