Skandali i dëftesave! Ministria Nikolla pranon se do paguajë koston e shkuar dëm - Bota Sot
Skandali i dëftesave! Ministria Nikolla pranon se do paguajë koston e shkuar dëm

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

Skandali i dëftesave! Ministria Nikolla pranon se do paguajë koston e shkuar dëm

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:05
Ministria Nikolla

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur me dëftesat e klasës së nëntë, në momentin kur ato u printuan fillimisht. 

Në studion e emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, ministria Nikolla sqaroi se për shkak të një defekti teknik, këto dëftesa rezultuan me probleme.

Por fill pas konstatimit të problemit ato u tërhoqën, dhe tashmë nxënësve po u shpërndahen dëftesat e sakta.

Sa i takon kostove pas një gabimi të tillë, ministrja Nikolla nuk ngurron të marrë përgjegjësinë, duke u shprehur se do të paguajë pjesën e saj. Sakaq, ministrja e Arsimit i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Luciano Boçi, duke u shprehur se tenderi për dëftesat është kryer sipas procedurave ligjore.

Nikolla theksoi se do të ngrejë padi ndaj deputeti Boçi, lidhur me akuzat ndaj saj.

“Nuk është vetëm seanca e parë për fat të keq ku bëhen akuza. Kam qenë në disa seanca dëgjimore, ku vetëm dëgjim nuk ka. Është e trishtë, edhe për faktin se në krye të komisionit është një zonjë që duhet të performonte shumë më mirë se një zotëri. Sa i takon akuzave të Luciano Boçit, do të them se ajo që unë jam e vendosur për t’i shkuar deri në fund është kundërvënia ndaj një kulture të keqe që po zë vend në Shqipëri, “Fol, fol, se diçka në fund do të mbetet”. Boçi lidhte një defekt teknik, vetëm me dëftesën e klasës së 9, duke e lidhur me faktin se ministrja e Arsimit po abuzon me tenderin.

Ne sapo e konstatuam problemin kërkuam tërheqjen e tyre. Padyshim që edhe unë marr pjesën time të përgjegjësisë për këtë gabim. Është një kosto prej 1 mln lekësh të vjetra që do ta ndajë ministri së bashku me komisionin që duhet ta monitoronte, dhe ta kalonte në lupë. Tashmë dëftesat po shpërndahen në shkolla, dhe po ecën sipas programit. Ndërkohë që është pjesa tjetër që unë do t’i shkoj deri në fund, është ajo që thotë Boçi. Sipas tij tenderi nuk është bërë, po realizohet nga Ministria e Arsimit, dhe është ministrja ajo që po zgjedh tenderin e radhës. Kjo është e turpshme. Unë ia kam thënë edhe z.Boçi që do t’i shkoj deri në fund. Do ngre padi për këto akuza”, u shpreh ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test