Lopa në Rrugën e Kombit që ju bën gjëmën udhëtarëve - Bota Sot
Lopa në Rrugën e Kombit që ju bën gjëmën udhëtarëve

Shqipëria

E mërkurë, 15 gusht 2018

Lopa në Rrugën e Kombit që ju bën gjëmën udhëtarëve

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:02
Lopa ne rruge

Shqetësimi i ngritur herë pas herë nga drejtuesit e mjeteve që përdorin Rrugën e Kombit, mbi rrezikun që paraqesin për ta kafshët që kalojnë mes për mes rrugës, duket se nuk po zgjidhet.

Ditën e sotme një qytetar i është drejtuar redaksisë së “BalkanWeb”, duke ngritur shqetësimin e tij, teksa sjell një video, ku një lopë duket të kalojë në mes të kësaj rruge pa u shqetësuar fare nga automjetet që i afrohen.

Image

Në video duket sesi shoferët frenojnë menjëherë, për të shmangur ndonjë aksident, edhe pse rreziku për ta është i pranishëm. Brenda disa sekondave, prania e lopës në mes të rrugës ka bërë që disa automjete të frenojnë për të mos u aksidentuar, e vetëm disa çaste më pas afrohet një autobus me pasagjerë.Ndonëse dikush duhet të ishte duke u kujdesur për këtë lopë që lëviz lirshëm në mes të rrugës nacionale, duket se e ka lënë atë në mëshirë të fatit. Për të shmangur rrezikun, drejtuesit e mjeteve janë përpjekur të devijojnë aq sa munden, pasi raste të tilla jo vetëm bllokojnë trafikun, por edhe bëhen burim aksidentesh.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test