Nuk ka ndalje hyrja e refugjatëve nga vendet e treta në Shqipëri.
Thuajse çdo ditë kapen 20 a më shumë refugjatë që futen në Shqipëri me shpresë për të kaluar në vendet e tjera të BE-së.
Policia shqiptare kap shumë prej tyre, por edhe shumë të tjerë ja dalin të kalojnë.
Vetëm ditën e djeshme janë kapur 24 refugjatë në Korçë dhe Gjirokastër.
Korçë:
Më datë 20.07.2018, në Bilisht dhe fshatin Trestenik, janë kapur 17 shtetas të huaj nga vendet e treta, imigrantë të paligjshëm. Vijojne procedurat per kthimin e tyre ne vendin e origjines.
Më datë 21.07.2018, në Bilisht, shërbimet e rendit kapën 4 shtetas të huaj,te vendeve te treta , imigrantë të paligjshëm. Vijojne procedurat per kthimin e tyre ne vendin e origjines.
Gjirokastër:
Më datë 21.07.2018, në afërsi të postës së vjetër, shërbimet e kufirit kapën 3 shtetas te huaj te vendeve te treta, imigrante te paligjshem. Vijojne procedurat per kthimin e tyre ne vendin e origjines.