Kush është Ervid Palaj, i riu që u mbyt në Velipojë duke shpëtuar të fejuarën

Shqipëria

Kush është Ervid Palaj, i riu që u mbyt në Velipojë duke shpëtuar të fejuarën

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 20:27
Ervid Palaj

Njihej si person i edukuar, i sjellshëm dhe komunikues... por këtë të dielë, në tentativë për të shpëtuar të fejuarën nga vdekja, u mbyt në plazhin e Velipojës.

Fjala është për 29 vjeçarin Ervid Palaj, i cili gjeti vdekjen nga mbytja në Velipojë, këtë mesditë. I riu arriti të shpëtojë nga mbytja të fejuarën, por teksa nxirrte vajzën nga uji, uji dhe dallgët ja kanë marrë jetën.

Ervid Palaj punonte në qendrën komunitare në Dajç si punonjës social.

Në momentin kur Palaj ishte në det me të fejuarën dhe motrën kishte ardhur batica. Ai ka mbajtur të fejuarën në sipërfaqe të ujit, duke u zhytur vetë. Pushuesit e kanë parë të gjithë skenën dhe kanë ofruar ndihmën e tyre. Dy vajzave i është dhënë një kamerdare. I riu është nxjerrë më pas në breg, por për të ka qenë shumë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat