Nga shëtitja në bregdet te xhiro me biçikletë me nusen, ku e kaluan fundjavën ministrat dhe deputetët

Shqipëria

Nga shëtitja në bregdet te xhiro me biçikletë me nusen, ku e kaluan fundjavën ministrat dhe deputetët

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 23:20
Niko Peleshi me familje

Këtë fundjavë duket se ministrat, por dhe deputetët e Ramës kanë marrë leje për të shijuar disa momente çlodhëse bashkë me familjet e tyre.

Media ju sjell fotot e ministres së Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu e cila ka dalë shëtitje sëbashku me dy vajza e saj, Altea dhe Emili. “Po që kam dy shoqe super unë”, shkruan Manastirliu.

Edhe Manastirliu Ermonela Felaj  ka menduar që përpara seancës plenare ku mazhoranca ka provën e fortë për të arritur 84 votat, të kalojë disa momente me bashkëshortin e saj si dhe me vajzën. “Albanian beauty. Kisha e Skenderbeut. Kepi i Rodonit”, thotë Felaj.

Ndërsa ministri i Bujqësisë Niko Peleshi me të mbaruar ditën e punës të premten ka udhëtuar direkt edhe në vendlindjen e tij, Korçë, ku bashkë me nusen e tij kanë bërë disa xhiro me biçikletë duke shijuar ajrin e pastër dhe natyrën e gjelbër që ofron zona e Parkut të qytetit juglindor.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat