Seanca e fundit parlamentare në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë në sallë

Shqipëria

Seanca e fundit parlamentare në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë në sallë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:14
Kuvendi i Shqipërisë

Do të mbahet sot në Shqipëri seanca e fundit parlamentare për këtë sesion.

Në rend të ditës janë disa projektligje të rëndësishme mes tyre ai i magjistratëve të rinj, por që pa votat e opozitës mazhoranca duket se do e shtyjë votimin për në muajin shtator.

Gjithashtu nuk ka dakordësi edhe për ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor, duke bërë që edhe nisma për lehtësimin e procedurave për marrjen e patentave të huaja të shtyhet për seancat e pas shtatorit.

Po ashtu edhe Kodi Ajror.

Pritet që në sallë të ketë diskutime të ashpra për sa i përket prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

RENDI I DITES NE KUVEND

Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar’

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”, ratifikuar me ligjin nr. 86/2015”

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar” ratifikuar me ligjin nr. 89/2015””

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor”

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale”

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 3 konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale”

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”

Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore”

Projektrezolutë “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”

Për votim: - Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat