'A i ke zhdukur dosjet e ministrave socialistë?' Paloka po pret përgjigje nga Arta Marku

Shqipëria

'A i ke zhdukur dosjet e ministrave socialistë?' Paloka po pret përgjigje nga Arta Marku

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:29
Arta Marku

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, është ende në pritjeje të një përgjigjeje nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nëse ka dijeni për dosjet e hapura ndaj ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë. Në në mesazh thumbues në Fb ndaj Markut, që shkurtimisht e quan "PPP-ja e Ramës", Paloka shprehet:

"A i ka zhdukur PPP-ja e Ramës në Prokurori, dosjet e ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë?Gjatë raportimit të Markut në Komisionin e Ligjeve, pyetja e parë që unë i drejtova ishte: “A keni dijeni ju në se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka patur në hetim dhe përgjim ministra, deputetë dhe funksionarë të PS-së? Çfarë është bërë me ato dosje”? 

Përgjigja edhe për këtë pyetje, si për gjithë të tjerat, ishte “Nuk e di!” Pra, ajo që u vu prej Ramës, në kundërshtim me Kushtetutën, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme e që u akuzua që ditën e parë nga opozita se po dërgohej aty pikërisht për të mbyllur dosjet e ministrave socialistë, “nuk e dinte” nëse kishte dosje të hapura për ministra socialistë! Po mbasi u pyet në Komisionin e Ligjeve, a u interesua të dijë?! Dje është akuzuar direkt nga lideri i opozitës se bashkë me të emëruarën e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i kanë zhdukur këto dosje! Do të përgjigjet PPP-ja apo ajo vetëm firmën vë, aty ku i tregojnë shenjen?!" përfundon Paloka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat