Gjyqtari Faqolli në “sitën” e Vettingut, KPK: Deklaroi pasurinë në lekë të vjetra!

Shqipëria

Gjyqtari Faqolli në “sitën” e Vettingut, KPK: Deklaroi pasurinë në lekë të vjetra!

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:59
Astrit Faqolli

Është mbajtur ditën e sotme seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli. Gjyqtari ishte prezentë në seanca, ku shoqërohej edhe nga avokati i tij.

Sa i përket pasurisë së gjyqtarit, KPK ka bërë të ditur se Astrit Faqolli ka bërë deklarim të saktë në ILDKP, me burime të justifikuara dhe nuk ka pasur fshehje të pasurisë.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë edhe thëniet e një gjyqtari të pyetur gjatë hetimit, KPK ka konstatuar se gjyqtari nuk ka deklaruar dy llogari bankare të bashkëshortes. Gjithashtu, KPK ka zbuluar se deklaratën e Vettingut, gjyqtari i ka deklaruar të ardhurat me lekë të vjetra, çka është e palejuar në një dokument zyrtar.

Për këtë ka reaguar edhe vëzhguesja e ONM, e cila e pyeti gjyqtarin se pse në një moment i ka deklaruar në lekë të vjetra, sepse ajo nuk e kupton diferencën se si ende në Shqipëri flitet me lekë të vjetra. Sipas vëzhgueses, në Shqipëri është vetëm një monedhë.

Ndërkohë, gjyqtari është shprehur duke thënë se ishte një gabim njerëzor i tij në deklaratën e 2004 dhe 2005.

KPK do të marrë vendimin për gjyqtarin më 25 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat