“Tmerri” i karburanteve në Fier, arrestohet edhe kushëriri i Anës

Shqipëria

“Tmerri” i karburanteve në Fier, arrestohet edhe kushëriri i Anës

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 11:10
Anna Malaj

Një tjetër person është arrestuar nga policia e Fierit si i dyshuar për vjedhje me armë të 1 karburanti dhe tentativës për të tjerë.

Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Sipas policisë në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Po ashtu në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat