Vjedhja e bankës në ish-Bllok, jepet dënimi për të akuzuarit

Shqipëria

Vjedhja e bankës në ish-Bllok, jepet dënimi për të akuzuarit

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:13
Ilustrim

Gjykata ka dhënë dënimin për autorët e vjedhjes së një banke të nivelit të dytë në ish-Bllok, në kryeqytet, ngjarje e ndodhur 2 vite më parë.

Roland Liti u dënua me 13 vite burg, ndërsa Alan Babameto, me 1 vit e 6 muaj. Kasaforta e bankës ku u vodhën mbi 200 milionë lekë, u vodh duke çarë murin e ndërtesës ku ndodhej banka. Liti dhe Babameto në seancat e mëparshme i kanë mohuar akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat