Basha i afron Ramës, zgjidhjen për kolapsin në sistemin e Drejtësisë: Këto janë 7 propozimet e PD-së

Shqipëria

Basha i afron Ramës, zgjidhjen për kolapsin në sistemin e Drejtësisë: Këto janë 7 propozimet e PD-së

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:45
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po jep një deklaratë për shtyp lidhur me ligjin e Magjistraturës, që duhet të kalonte sot në Kuvend me 3/5 e votave si dhe mënyrën sesi kryeministri Edi Rama po e kap drejtësinë. Ai i dha 7 propozime, mazhorancës, ofertë për t'i dhënë zgjidhje situat?7s.

Basha tha: "Në ditën e sotme kam pasur disa takime të rëndësishme sa i përket shpjegimit dhe qartësimit të pozicionit të Partisë Demokratike në lidhje me çështjen e ligjit të Magjistraturës. Ligji i magjistraturës ëhstë aprovuar vetëm me votat e mazhorancës. Ëhstë aprovuar në mënyrë të tillë që pasi ta kapte shkollën e Magjistraturës Edi Rama, asnjë aprti tjetër të mos kishte mundësi t’ia hiqte nga duart dhe kjo është arsyeja pse ligji është me 3/5. Pasi vuri bordin me të emëruarit e vet dhe ata emëruan emrat që iu dërgoi Edi Rama, tani ajo si me thënë, një shkollë partie. E them këtë për ata që e mbajnë mend se çfarë ka qënë Shkolla e Partisë, kur ka qënë vetëm një parti në pushtet. Për më të rinjtë, kjo do të thotë se ky është një institucion totalisht i kapur nga Edi Rama."

Sikur ne dhe për një minutë të mbyllnim sytë, - tha Basha, - dhe t’ua jepnim votat, a do ta zgjidhte kjo problemin që vendi sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese?!

Si mund të dilet nga ky kolaps:

E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime.

Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme.

Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke ëprsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm.  Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.

Së aktërti, zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese që ajo të bëhet funksionale. Asgjë s’e ndalon Edi Ramën që siç po shemb Teatrin, të fusë në burg këdo. A mendoni se ka një instrument sot që e përdor Edi Ramën që të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli? Nuk e kam pyetje retorike.  Ai bën ligj psh kush mban veshur ngjyrë portokalli, duhet futur në burg! Deri dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, po sot, kush e pengon?! Deri dje Gjykata e ndalonte dhe hapte procedim penal, kurse sot, nuk ka.psh, sot vendimi i tij mund të ketë të bëjë me pronar, kursimet, dyqanet... Ky ëhstë kufiri midis demokracisë dhe diktaturës.

Ndërprerje e menjëhershme e procesit të njëanshëm në Veting. Shembull epik kemi ratsin e gjyqtarit të ish-diktaturës që është një shërbëtor i Edi Ramës. Këto janë pikat kryesore krahas një komisioni të balancuar dhe të paanshëm për të verifkuar sistemin e drejtësisë.  

Por, ata që e sollën vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër e mbiemër. 

Rama e refuzoi propozimin tonë që Vetingu në Polici të nisë nga ministri. Pse duhet ta kërkojë për policin? Sepse po ta kërkojë për ministrin i pari ai duhet të largohet. Ky me vëllanë e dënuar për trafik droge duhet të rrijë ministër i Brendshëm> ky ëhstë standart i papranueshëm. Në mënyrë kategorike i paparanueshëm. Këto janë qëndrimet kryesore.

Meqënëse do të shembë Tetarin dhe e ka kthyer parlamentin në teatrin, kjo ëhstë rruga dhe e vërteta sipas nesh. Së vërtetës nuk mund t’i ike duke pretenduar sikur nuk e sheh.

Pa prerë lidhjet e qeverisë me krimin nuk mund të vazhdojmë se do të na largojë më shumë nga Perëndimi.

PYETJE NGA MEDIAT:

Z. Basha, a mund të zgjidhet kjo me dialog, siç kërkoi sot LSI-ja?

Jo. Opozita ka një qëndrim unik për këtë çështje, nuk mund të shërohet një trup duke i fashuar duar e këmbë, por kërkohet ndërhyrje e thellë për t’i qëndruar besnik konsensusit të 21-22 korrikut, nuk ka rrugë tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat