Ish të përndjekurit në protestë, bashkia e Beratit i dëboi nga zyrat

Shqipëria

Ish të përndjekurit në protestë, bashkia e Beratit i dëboi nga zyrat

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:22
Ish- i perndjekuri politik

Ish-të përndjekurit politikë në Berat protestuan të hënën para bashkisë së qytetit për shkak se i kanë nxjerrë nga zyrat e tyre pa paralajmërim.

7 ditë më parë punonjësit e bashkisë Berat u kanë ndërruar bravat,duke mos lejuar askënd nga anëtarët e shoqatës të hyjnë në këto ambiente. Të përndjekurit politikë në Berat pohojnë se, këto zyra i janë dhënë kësaj shoqate 28-vjet më parë me një vendim të ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi.

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndrëgjoni, e dënon ashpër këtë akt të ndërmarrë nga bashkia e Beratit dhe e cilëson atë si “barbarizëm” dhe një “rifillim i luftës së klasave” ndaj të përndjekurve polikë.

Ish-të përndjekurit e Beratit paralajmërojnë përshkallëzim të protestës duke bllokuar hyrjen dhe duke mos lejuar hyrjen e kryetarit në zyrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat