Në Korçë mishi tregtohet në temperaturë 30 gradë

Shqipëria

Në Korçë mishi tregtohet në temperaturë 30 gradë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:47
Ilustrim

Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka bllokuar në Korçë një sasi mishi që shitej jashtë kushteve frigoriferike, në një kohë që temperaturat në vend kanë regjistruar mbi 30 gradë Celcius.

Sipas AKU-së mishi është sekuestrua në bagazhin e një mjeti, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

“Mjeti me targa “AA 233 NR” kishte të ngarkuar në bagazhin e tij produkte mishi, përkatësisht 20 kg kokë lope, 7 kg të brendshme dhe 3 lëkurë lope. Automjeti është sekuestruar menjëherë si dhe shtetasi Josif Dodi është dërguar në ambientet e Drejtorisë Rajonale Korçë.

Në deklarimin e subjektit thuhet se produktin e ka marrë në një fermë blegtorale të shtetasit, Feti Pasho por nga verifikimet e inspektorëve të AKU-së rezultoi deklarim ishte i rremë pasi nuk u konstatua gjurmë therjeje apo mjete për therjen e kafshëve”, njofton AKU.

Për këtë shkelje përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të automjetit u morën edhe masë administrative me gjobë në vlerën 250.000 lekë .

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat