Akuza e fortë e Berishës: Mazhoranca tentoi të blejë vota në parlament!

Shqipëria

Akuza e fortë e Berishës: Mazhoranca tentoi të blejë vota në parlament!

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 16:53
Sali Berisha

Ligji i Magjistraturës dhe dështimi i votimit të tij të hënën u cilësua si një dështim i partive politike nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, por ish kryeministri Sali Berisha mendon ndryshe.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha hedh një akuzë të rëndë në adresë të maxhorancës, duke u shprehur se të majtët në pushtet tentuan të blejnë vota me para, presione dhe joshje nga më të ndryshmet.

Sipas Berishës, ligji i Magjistraturës që ka kërkuar të kalojë maxhoranca me 84 vota, është një ligj i mafies së ardhshme të drejtësisë.

Për më tepër lexoni postimin e Sali Berishës:

Ligji i magjistratures ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise!

Te dashur miq, mazhoranca e droges, blerjes se votes dhe krimit te narkoshtetit deshtoi ne menyre spektakolare ne miratimin e ligjit per shkollen e magjistratures. Ajo perdori joshje e presione, oferta te pista, shuma marramendese te parave te droges dhe krimit per te siguruar 84 votat per kalimin e ligjit te saj, por deshtoi!

Kjo ishte nje fitore e vertet per qytetaret shqiptare, se pari sepse:

– Ky ligj ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise. Te rekrutimi, sipas ketij ligji do behej bazuar ne kriteret e mafies nga celula e kuqe e narkoshtetit ne shkollen e magjistratutes. Lista ishte bere gati me pinjolle te narkofunksionareve, narkogjykatesve, narkoprokurorve dhe krimineleve te tjere te partise siçiliste.

– Ligji, siç faktojne dokumenta te pakundershtueshme dhe origjinale te publikuara ne media, shnderronte shkollen e magjistratures tashme shkolle partie ne nje aneks te fondacionit Qemal Stafa, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse per rekrutimin e sherbetoreve besnik te partise per sistemin e drejtesise.

– Per dijeni te lexuesve, mazhoranca e droges, krimit dhe blerjes se votes, ne nje perpjekje te ulet te denje per moralin e vet, perdori kete ligj si leve per te perçare opoziten, por mori deshtimin.

– Ajo, pasi deshtoi me ofertat e pista dhe presioneve banditeske ndaj deputeteve te veçante, ofroi kuota partiake partive opozitare per gjykates dhe prokurore te ardhshem te “pavarur” duke deshmuar edhe nje here se reforma Orëelliane e drejtesise eshte e bazuar kryekeput ne korrupsionin dhe pazaret mafioze te mazhorances se krimit. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat