Në treg më shumë euro; BSH rrit rezervën me 200 milionë euro

Shqipëria

Në treg më shumë euro; BSH rrit rezervën me 200 milionë euro

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 20:04
Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë deklaroi se do të vazhdojë programin e blerjes së eurove nga tregu deri në një afat të pacaktuar. Guvernatori Gent Sejko tha se ende oferta e eurove në treg është më e lartë se kërkesa.

“Analizat tona sugjerojnë se raporti mes ofertës dhe kërkesës mbetet ende i zhbalancuar. Kjo per shkak edhe rritjes sezonale te prurjeve te eurove”, u shpreh Guvernatori i BSH.

Sipas Sejkos, blerja e eurove synon që të mos lejojë rënien e mëtejshme të monedhës europiane ndaj lekut, pasi kjo do të kishte pasoja negative për ekonominë.

“Mbiçmimi i shpejtë dhe i mëtejshëm i kursit të këmbimit do të dëmtonte kthimin e inflacionit objektiv në afat mesëm. BSH vlerëson se qëndrimi në politikën aktuale mbetet e përshtatshme”, u shpreh Sejko.

Banka e Shqipërisë nuk e ka bërë publike, shifrën e eurove që ka blerë nga tregu. Por në qershor rezerva valutore e saj u zgjerua me rreth 200 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave mendohet se kanë ardhur nga blera direkt në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat