Denoncimi i rëndë për ministren shqiptare: Fut në punë personat që dorëzojnë zarfin

Shqipëria

Denoncimi i rëndë për ministren shqiptare: Fut në punë personat që dorëzojnë zarfin

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Ish kryeministri Sali Berisha ka botuar në rrjetin social një denoncim të rëndë në adresë të Ministres së Kulturës, e cila sipas akuzave i “këmben” vendet e punës në Ministri me zarfe me para.

Berisha shkruan se ka një spirale të tërë vjedhjesh dhe korrupsioni në Ministrinë e Arsimit, çka vijon të kryhet në heshtje të plotë gjatë këtyre pushimeve verore.

Më poshtë statusi i plotë i ish kryeministrit:

“Akuza te renda per ndrikull Nikollen dhe spiralin e saj te vjedhjeve dhe korrupsionit ne ministri! Sb

“Mirembrema Doktor! edhe pse ne qetesine aparente te pushimeve verore vaxhdon te shtrije tentakulat e saj pa asnje skrupull ne kapjen e arsimit lindita nikolla. Ne t egjitha pikat nevralgjike te arsimit ate parauniversitar te larte dhe ne kerkimin shkencor me shpejtesine e drites emerohen miqte e entourazhit te madame Vile.

Vetem nje muaj me pare emerohet sipas procedurave " ligjore" drejtore e pergjithshme e drejtorise se pergjithshme te politikave te arsimit zamira gjini. Sikur mos ti mjaftonte me dhuraten qe mori duke u bere TND fale ndrikull nikolla, tashme si pjese e TND se kujdeset jo vetem per politikat e arsimit parauniversitar por edhe per ato te arsimit te larte e mbi te gjitha per kerkimin shkencor!

 Nga ana tjeter bashkeshorti i zamira gjinit eshte pergjegjes sektori i nj e prej institucioneve me te kapura te arsimit, ai qe sot quhet RASH, Ne shkurt te 2018 me nje VKM fantazem ketij institucioni dhurohen nga keshilli i ministrave disa kompetenca te jashtezakonshme , ekskluzive dhe shume fitimprurese ne lidhje me administrimin e rrjetit te studenteve por edhe ne prodhimin e analizave, statistikave per projektet e arsimit te larte dhe kerkimit shkencor, harruar edhe mundesine e afrimit veprimtarive mesimore apo te trajnimeve.....te gjitha keto kundrejt pageses se atyre qe marrin sherbimin.

Per te miratuar kete VKM kane firmosur me hir a pahir te gjith rektoret e universiteteve publike shqiptare ne pritje te pjesmarrjes dhe te rektoreve te universiteteve jopublike! Nderkohe qe koka e se keqes brenda ketij institucioni, ai qe liviz fijet e bashkepunimit me qellim zhvatjen dhe pervetesimin e cdo llij sherbimi arsimor, eshte burri i zamira gjinit.

Nuk mbaron me kaq! Po ne kete periudhe, pra me pak se nje muaj me pare emerohet drejtore e derregullimit lejeve licensave e shumeperfolura per fallsifikim diplome ejona isufaj e cila ne me pak se 6 muaj u be pergjegjes sektori ne Ministrine e Arsimit dhe menjeher me pas drejtoreshe e lejeve dhe licensave.Nderkohe qe arsimi qan, kjo ministre djall nuk rresht se ndertuari strukturen me servilet e saj me ata qe kjo mendon se do ti kalijne zarfin apo do ta mbrojne kur te dorezoje celesat e zyres ministrore.Flm”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat