Ndërron jetë në tragetin e linjës Bari - Durrës

Shqipëria

Ndërron jetë në tragetin e linjës Bari - Durrës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një person ka ndërruar jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës.

Isa Koni, 58-vjeçari nga Maminasi është ndier keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë por brenda pak minutash ka ndërruar jetë

Pasagjerët thonë se 58-vjeçarit nuk i është dhënë ndihma e parë dhe se nuk kishte një staf mjekësor në traget.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 58-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat