Ndalimi i telefonave në shkolla, Anila Ferizaj sqaron skemën e ngritur nga MAS: Nisma, në interes të nxënësve

Shqipëria

Ndalimi i telefonave në shkolla, Anila Ferizaj sqaron skemën e ngritur nga MAS: Nisma, në interes të nxënësve

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:34
Anila Ferizaj

Anila Ferizaj, Përgjegjëse e Sektorit të Programeve të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, në një lidhje telefonike ka sqaruar skemën që pritet të aplikohet në shkolla.

Ferizaj ka thënë se skema do të funksionojë në bashkëpunim me prindërit dhe stafet e shkollave. Sipas MAS, çdo prind që do të dojë të kontaktojë me fëmijët e tij, do t’a realizojë përmes telefonave celularë që pritet të kenë stafet respektive të çdo shkolle.

Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i prindërve dhe mësuesve se nxënësit e përdorin telefonin gjatë orës së mësimit. Nuk po zbatoheshin rregullat. Nga shqetësimi i ngritur, u vendos që ky të ishte një urdhër, e të ishte një masë më e fortë. Duke qenë se kemi mbështetjen e plotë të prindërve, ata na kanë telefonuar, por edhe Këshilli Kombëtar i Prindërve na mbështeti. Duke bashkëpunuar me ëto organizma, urdhri besojmë se do zbatohet. Ishte në rregullore të brendshme, por nuk po zbatohej.

Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit në MAS

E pyetur nga Report Tv lidhur me zbatimin e urdhërit, dhe me masat e tjera, Ferizaj tha se në mjedise të veçanta do ruhen telefonat e nxënësve deri në përfundim të orëve të mësimit.

Ne tani e kemi nxjerrë si urdhër, por do vazhdojmë me masa të tjera.

Shkolla të ndryshme do e bëjnë menaxhimin sipas specifikave të caktuara. Në mjedise të veçanta do mbahet telefonta. Telefonat do të jenë në dispozicion të prindërve. Çdo prind do ketë mundësi të flasë me fëmijët. Do ketë masa. Kontrollin do e bëjë stafi mësimor, nga drejtori tek mësuesi.

Një shkollë me shumë nxënës në Tiranë ka përgatitur vetë skemën e funksionimit, ku në disa dollapë ku do mbahen telefonat për çdo nxënës.

Mësuesit dhe prindërit kanë qenë nxitësit kryesorë të kësaj nisme. Na kanë ardhur e-maile. Do të shohim si do reagojnë nxënësit. Interesi kryesor është i nxënësve. Nuk mund të themi 100% por situata do të jetë më mirë, dhe do të ulet përdorimi i telefonave.  Stafi do ketë 2-3 numra celularësh për të kontaktuar me fëmijët. Kemi një staf që çfarëdolloj gjëje që duan prindërit, mund t’ju përgjigjen.

Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit në MAS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat