I shpëtoni vapës, por jo infeksioneve! Dermatologët apelojnë për kujdes në pishinat shqiptare

Shqipëria

I shpëtoni vapës, por jo infeksioneve! Dermatologët apelojnë për kujdes në pishinat shqiptare

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Plazhet dhe pishinat janë vendet ideale për t’u shpëtuar ditëve të nxehta.

Por dermatologët japin alarmin se gjatë muajve të verës janë shtuar ndjeshëm rastet e infeksioneve të lëkurës e marrë nëpërmjet ujit.

Monika Fida, dermatologe: Këto infeksione mund të jenë bakteriale, mukotike apo qoftë virusale. Popullata më e prekur është ajo e fëmijëve dhe gjatë sezoni të verës këto infeksione janë shumë të përhapura.

Shumica e infeksioneve merren nga pishinat për shkak të mbipopullimit.

Monika Fida, dermatologe: Luan rol higjiena e individëve, prandaj para hyrjes në pishina njeriu duhet të lajë trupin dhe po të njëjtën gjë duhet ta bëjë pas larjes në pishinë.

Ajo çfarë dermatologët këshillojnë, është kontakti i menjëhershëm me mjekun, nëse kanë shqetësime dhe apelojnë për higjienë të shtuar para dhe pas frekuentimit të pishinave apo pas një dite në plazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat