Parregullsitë me tatimet, bllokohen 7 subjekte në Tiranë, Durrës e Korçë

Shqipëria

Parregullsitë me tatimet, bllokohen 7 subjekte në Tiranë, Durrës e Korçë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 12:13
Tiranë

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie, kanë konstatuar subjekte që nuk kanë qenë të regjistruara në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon për shitjet e kryera.

Më konkretisht, u morën masa: për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; për subjektin Osman Friza, me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike; për subjektin Pizza Garden Hallall, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat