Basha: Ja rekordi i bandës së hajdutëve! Sa më gjatë kjo qeveri në pushtet aq më keq për Shqipërinë

Shqipëria

Basha: Ja rekordi i bandës së hajdutëve! Sa më gjatë kjo qeveri në pushtet aq më keq për Shqipërinë

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 19:09
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një video, e cila tregon se në çfarë gjendjeje është katandisur ekonomia shqiptare.

Në video tregohet qartë që në Shqipëri numri i bizneseve që po mbyllen po rritet çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë në postimin e tij Basha shkruan se sa më gjatë që kjo qeveri do të rrijë në pushtet aq më keq do të bëhet për vendin.

Postimi i Bashës:

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat