Liqeni i Bizës në Financial Times

Shqipëria

Liqeni i Bizës në Financial Times

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2018 Në ora: 08:46
Liqeni i Bizës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se është  përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, një imazh i Liqenit të Bizës.

Përmes faqes së tij në Facebook, Rama ka thënë se është vlerësuar sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë

Në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagramin nga Financial Times është shkruar:

Një qiell i ndritshëm shihet teksa bie si mjegull mbi liqenin malor të Bizës në Shqipërinë qendrore më 5 gusht 2018. Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike ndonjëherë, me turistët jo vetëm që drejtohen në plazhet e Adriatikut dhe Jonit, por edhe për turizmin e aventurës në zonat malore të pacenuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat