Carl Bildt tha se Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, reagon Berisha: Janë dakord për ndarjen e Kosovës - Bota Sot
Carl Bildt tha se Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, reagon Berisha: Janë dakord për ndarjen e Kosovës

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Carl Bildt tha se Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, reagon Berisha: Janë dakord për ndarjen e Kosovës

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:21
Ish-kryeministi Sali Berisha

Ish-kryeministi Sali Berisha ka reaguar pas opinionit te bere nga ish kryeministri i Suedise, teksa ka treguar mes te tjerash se Rama eshte i hapur per idene e Vucicit per ceshtjen e kufijve.

Postimi i Berishes 

Ish kryeministri i Suedise Karl Bild denoncon:

Jorgo Kristaq Zografi i Dyte dakord me Vuçiç per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq, ish kryeministri i Suedise Karl Bild deklaron se Edvin Kristaq Rama, te cilin mediat rendom e therrasin prej kohesh Jorgo Kristaq Zografi i dyte, ka rene dakord me Aleksander Vuçiç dhe argatet e tij albanofob ne Prishtine per ndarjen e Kosoves!

Kete denoncim ish kryeministri i Suedise dhe njeri prej njohesve me te shkelqyer te Ballkanit, i cili e ben kete ne nje editorial qe ka publikuar ne gazeten amerikane Washington Post me titull: “Ballkanizimi i metejshem i Ballkanit, nje recete katastrofe”! Ne kete editorial Bild shkruan se: “Ne nje takim qe kishte me Edi Ramen ai ishte i hapur per kete ide te Vuçiç”, pra te ndarjes se Kosoves dhe dorezimit Serbise te territorit mbi Iber te Republikes se Kosoves!

Te dashur miq, sot trojet shqiptare, per shkak te kapitullimit te Jorgo Kristaq Zografit te dyte dhe argateve te Beogradit ne Prishtine jane ne prag te nje coptimi te dyte por kesaj rradhe jo nga fuqite e medha por nga shqiptaret albanofob qe aktualisht jane nje rrezik i jashtezakonshem per kombin shqiptar!

Ketu me poshte keni linkun e editorialit te ish kryeministrit Bild te publikuar ne Washington Post. sb

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test