Shqipëri: Ulen çmimet e banesave dhe qirave

Shqipëria

Shqipëri: Ulen çmimet e banesave dhe qirave

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie prej 2.5 përqind këtë tremujor.

Sipas BSH-së, në terma realë, i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie. Ndërsa në terma nominalë, nuk pësoi ndryshime të rëndësishme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Po ashtu edhe indeksi i qirasë së banesave regjistroi rënie reale prej 7.6 përqind në tremujorin e dytë.

Raporti i indeksit të çmimit ndaj qirasë së banesave është i qëndrueshëm rreth mesatares historike të dhjetë viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat