Dëme të mëdha nga tërmeti në Dibër, shkatërrohen 235 banesas

Shqipëria

Dëme të mëdha nga tërmeti në Dibër, shkatërrohen 235 banesas

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 11:26
Dibër

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili tronditi vendin ditën e djeshme ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës.

Mësohet se janë dëmtuar rreth 235 banesa në të gjithë qarkun. Ndërsa më e prekur nga pasojat e lëkundjeve të forta raportohet të jetë Bashkia e Matit.

Në Mat rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në të gjithë Shqipërinë e mesme, por më të prekura ishin Mati, Klosi e Dibra.

Sakaq, mësohet se më e dëmtuar është njësia administrative Macukull, ku pritet të mbërrijë dhe kreu i Emergjencave Civile,  Haki Çako. Për shkak të dëmtimeve dhjetra familje kanë kaluar natën jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat