‘Ma sillni se do ta djeg të gjallë’, gjyshi i Ritvanit shkon për ngushëllim në familjen e të vëllait

Shqipëria

‘Ma sillni se do ta djeg të gjallë’, gjyshi i Ritvanit shkon për ngushëllim në familjen e të vëllait

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 19:20
Kujtim Zykaj

Pak ditë pas masakrës ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, në fshatin Resulaj ka rënë qetesia, ndërsa në familjet e viktimave ka ende një situatë shokuese.

Shtëpia e vetme e hapur është ajo e Azem Zykaj, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ndërsa banesat e tjera janë bosh. Familjarët të presin, por kërkojnë mirëkuptim për të mos filmuar, në shtëpitë ku ndodhi krimi makabër, më i rëndi i shënuar ndonjëherë.

I vetmi që ka shkuar në shtëpinë e Ademit për ngjushëllime ka qënë gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, i cili i ka drejtuar një mesazh të afërmve.

“Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë”, deklaroi Kujtim Zykaj.

Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.

“Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë”, tha një mik i Azemit.

“Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S’më ka rënë në vesh gjë”, deklaroi banor i zonës.

“S’ka tragjedi më të madhe. U shua familja. Sidomos dy fëmijët e vegjël. Kanë qënë fis i mirë. Punëtorë. I sharroi tetë veta. Ta çajnë dhe t’ja mbushin të çarat me kripë”, tha banore e zonës.

Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre.

Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat