Ritvan Zykaj i hutuar dhe me sy të nxirë në sallë

Shqipëria

Ritvan Zykaj i hutuar dhe me sy të nxirë në sallë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:56
Ritvan Zykaj

I hutuar dhe me një sy të nxirë është shfaqur 24-vjeçari Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës.

Me një bluzë të bardhe, e pranga në duar, autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të, transmeton tch.

Zykaj tashmë do të mbahet mend gjatë si “monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, teksa masa do të jepet nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat