Mot me vranësira i pret pushuesit në Shqipëri

Shqipëria

Mot me vranësira i pret pushuesit në Shqipëri

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 08:22
Ilustrim

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites, por kryesisht vranësira transparente.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në zonën e Jugut në mesditë dhe pasdite, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 2-8 m/sek në bregdet. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.4 metër. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat