Në protestë për Hipotekën, banorët e një pallati me tre kate pa leje

Shqipëria

Në protestë për Hipotekën, banorët e një pallati me tre kate pa leje

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:54
Pallati me tre kate pa leje

Qytetarët vazhdojnë të mbeten peng i problemeve të pronësisë dhe të mos pajisen me certifikata duke u hallakatur mes procedurave të legalizimit dhe rregjistrimit të pasurisë së paluajtshme.

Katër familje të një pallati në qytetin e Korçës, prej vitit 2005 hallakaten për të marë certifikatën e pronësisë. Edhe pse ata e kanë likujduar ndërtuesin me pagesën, ende nuk janë pronare të apartamenteve ku jetojnë.

Shkak është bërë shkelja nga ana e firmës e cila ka ndërtuar pa leje 3 kate dhe është në proces legalizimi. Pavarësisht këtij ngërçi firma ka kërkuar nga banorët të gjithë pagesën e apartamenteve, ndërsa nuk i ka pajisur me cërtifikatë pronësie.

As gjykata dhe as instanca të tjera nuk kanë mundur t’i japin zgjidhje problemit të këtyre familjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat