Tentoi të mbyste dy vajzat e saj, ky është arsyetimi i gruas nga Shqipëria

Shqipëria

Tentoi të mbyste dy vajzat e saj, ky është arsyetimi i gruas nga Shqipëria

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:42
Shtepia

Një 42-vjeçare nga Fier është arrestuar pasi ka tentuar të mbysë të bijat e mitura në Seman si dhe i ka vënë zjarrin banesës së partnerit të saj.

Bëhet fjalë për Rudina Kishtan e cila I ka vënë flakën shtëpisë ku jetonte së bashku me Ardian Gjikën.

Të dy bashkëjetuesit kishin pasur debate të shpeshta me njëri-tjetrin për shkak se Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo ka bërë që 42-vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Edhe bashkëjetuesi i saj e konfirmoi mbrëmjen e shkuar se ajo ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa, raporton Ora News.

Në dëshminë e saj mësohet se 42-vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.

Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42-vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t’i hiqte qafe që të mos vuanin.

Edhe banorë të zonës kanë deklaruar se 47-vjeçari Gjika pinte shpesh e madje ka dëbuar nga shtëpia e tij edhe të atin Trifon Gjika. Shtëpia e djegur është në pronësi të këtij të fundit, pasi ka qenë ai që e ka ndërtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat