Ambasada shqiptare konfirmon emrat e viktimave në Urën Morandi

Shqipëria

Ambasada shqiptare konfirmon emrat e viktimave në Urën Morandi

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 10:31
Shembja e urës në Itali

Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar emrat e dy shqiptarëve që mbetën të vdekur mes rrënojave të urës Morandi në Genova.

Ambasada bën të ditur se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për  humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova. Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të  viktimave ambasada është në dispozicion të të afërmeve për të gjithë asistencën e nevojshme”, thuhet nga ambasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat