Tërmeti le 15 familje në qiell të hapur në Dibër

Shqipëria

Tërmeti le 15 familje në qiell të hapur në Dibër

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:45
Haki Çako

“Nga tërmeti i pak ditëve më parë 15 shtëpi rezultojnë të pabanueshme në dy qarqet, Dibër dhe Lezhë, megjithëse grupet e verifikimit janë në terren e numri i tyre mund të rritet”.

Deklarata u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili vijon të jetë në terren në zonën e prekur nga tërmeti i 11 Gushtit, jo vetëm për të qenë pranë të dëmtuarve, por edhe për të parë punën e bërë nga grupet e ngritura për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Çako u ndal në disa familje në fshatin Vinjall të Bashkisë Mat, Kurdari të Bashkisë Klos, ku u shpreh se familjet më në nevojë të prekura nga tërmeti do t’ju jepen edhe ndihma të tjera gjatë kësaj periudhe deri në përfundimin e të gjitha procedurave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat