Moti i keq në Shqipëri, një aks i bllokuar

Shqipëria

Moti i keq në Shqipëri, një aks i bllokuar

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 23:21
Ilustrim

Ndërkohë që temperaturat e larta kishin pllakosur vendin prej ditësh, një rrebesh shiu befasoi të gjithë pasditen e sotme, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Pasojat më të rënda duket se janë në aksin rrugor Fushë Arrëz-Mirditë, në fshatin Gjegjan, ku edhe është bllokuar plotësisht qarkullimi i mjeteve.

Kjo pasi si pasojë e reshjeve, kanë rënë inerte të shutma, që kanë bllokuar këtë aks rrugor, që përdoret kryesisht nga banorët e fshatrave mes Mirditës dhe Fushë Arrëzit.

Aktualisht kanë shkuar dy fadroma, që po punojnë për të larguar inertet dhe për zhbllokuar sa më shpejt qarkullimin në këtë aks rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat