Janar-korrik 2018, mbi 121,792 persona kanë hyrë në vendin tonë nga porti i Sarandës

Shqipëria

Janar-korrik 2018, mbi 121,792 persona kanë hyrë në vendin tonë nga porti i Sarandës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:21
Porti i Sarandës

Mbi 121,792 persona kanë mbërritur në portin e Sarandës gjatë muajve janar-korrik 2018.

Drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha gjatë një interviste për ATSH, bëri të ditura shifrat zyrtare të cilat tregojnë se krahasuar me vitin 2017, ky vit ka shënuar një rritje prej 133% të personave që kanë hyrë në këtë port.

Nga statistikat vërehet se shtetasit shqiptarë kanë një numër hyrjesh më të vogël sesa ata të huaj, të cilët janë 8087 persona, ndërsa shtetas të huaj që kanë si qëllim turizmin, vizita të ndryshme, etj., janë një numër prej 113,705 personash.

“Sezoni turistik 2018 ka sjellë rritje të numrit të turistëve që kanë zgjedhur qytetin e Sarandës për të pushuar, ku vërehet një numër mjaft i lartë 121,792 persona gjatë muajve janar-gusht 2018. Porti Detar Sarandë, i ndodhur përballë këtij fakti ka marrë një sërë masash për të përballuar këtë rritje të turistëve me shërbim 24 orë. Disa nga masat e marra nga drejtoria janë, krijimi i ambienteve pritëse me tenda, për të krijuar kushte sa më të përshtatshme, vendosja e infopoint – Smile Albania që mundëson dhënien e informacioneve për të gjitha pikat turistike, vendosja e tabelave informuese për orientim më të lehtë të udhëtarëve dhe të mjeteve që hyjnë në territorin e portit. Nga rezervimet paraprake mendohet se numri i turistëve do të jetë në rritje”, – përfundoi Statha.

Porti i Sarandës është kthyer tashmë në një pikë nevralgjike për ardhjen dhe nisjen e pasagjerëve, ku krahasuar me vitin 2017, ky vit ka një rritje të tyre prej 111% të nisjeve nga ky port.

Konkretisht janë 8,226 shtetas shqiptarë dhe 108,678 shtetas të huaj.

Rritje kanë pasur edhe anijet turistike që kanë mbërritur në këtë port, ku rezulton se tragetet turistike të mbërritura janë 98, 21 prej tyre janë të tipit “Cruiz”, si dhe numërohet një numër i lartë i jahteve që janë ankoruar në këtë port, 665 të tillë, duke shënuar një rritje prej 128% krahasuar me vitin 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat