Pa nënën që po mbyste dy vajzat, flet i riu që i shpëtoi: U hodha në lumë bashkë me shokun

Shqipëria

Pa nënën që po mbyste dy vajzat, flet i riu që i shpëtoi: U hodha në lumë bashkë me shokun

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:43
Ardimir Murataj ka treguar se nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten.

Pas ngjarjes së rëndë ku një nënë, tentoi t’i vendoste flakën banesës së saj dhe më parë kishte tentuar të mbyste vajzat binjake, janë zbuluar detaje të reja.

Ardimir Murataj ka treguar se nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten, ndërsa ai është hedhur në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar.

“Nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten. U hodha në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar. Isha për peshkim, kur pashë ngjarjen. Ja mora vajzat nënës”, mësohet të ketë thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat