Ethet e Nilit, Vasili: Europa në alarm, shteti ynë me pushime!

Shqipëria

Ethet e Nilit, Vasili: Europa në alarm, shteti ynë me pushime!

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 13:49
Petrit Vasili

Kreu i grupit të LSI-së në kuvend, Petrit Vasili ka reaguar për situatën me sëmundjen ngjitëse të Nilit, për të cilën thotë se qeveria jonë është ”me pushime” për këtë emergjencë. Vasili thotë se rastet në Ballkan nuk kanë munguar, aty ku janë shënuar viktima nga sëmundja e Nilit.

”Qytetarëve nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore për këtë problematike mjeksore të rëndë. E gjithë Europa është në alert. Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve tërheq vëmëndjen që rastet janë më të shumta se një vit më parë”,-shkruan Vasili.

Më tej ai thotë se sëmundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e përhapjes së tyre në Shqipëri dihet që është e rëndë. ”Dezinsektimi i filluar me zhurmë e bujë nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhdukën çdo gjë të nevojshme në shëndetësi”,-shton më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Ethet e Nilit Perëndimor janë një emergjencë e shëndetit publik për shkak të rrezikshmërisë së tyre serioze për shëndetin. Prej Etheve të Nilit ka pasur mjaft raste në Europë por edhe në Ballkan ku nuk kanë munguar edhe vdekjet si në Greqi, Rumani, Kosovë, Serbi etj.

Vetëm në Shqipëri askush nga shteti nuk flet. Shteti është me pushime! Qytetarëve nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore për këtë problematike mjeksore të rëndë.

E gjithë Europa është në alert. Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve tërheq vëmëndjen që rastet janë më të shumta se një vit më parë.

Sëmundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e përhapjes së tyre në Shqipëri dihet që është e rëndë dhe dezinsektimi i filluar me zhurmë e bujë nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhdukën çdo gjë të nevojshme në shëndetësi.

Qytetarët janë të rrezikuar dhe pambrojtur nga shteti i tyre. Shteti që flet e flet pa u lodhur kur duhet të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar, bile pati idiotër qeveritare e bashkiake, që folën edhe gjoja për sëmundjet e supozuara atje, për Epideminë që merr jetë njerëzish s’thotë dot asnjë fjalë.

Shqiptarëve tu rrojë mjekra e kryeministrit pa taksiratët duhet ti heqin vetë. Presim edhe në këtë rast videon psikopatike të radhës të shkollëpakut dhe shpjegimin e trashë të tij se kështu ndodh edhe në vende të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat