Hajnaj në Qafë Botë: 105 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri për sezonin turistik

Shqipëria

Hajnaj në Qafë Botë: 105 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri për sezonin turistik

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:57
Hajnaj ka vlerësuar bashkëpunimin me rojen bregdetare dhe kullat e vrojtimit për dhënien ndihmë pushuesëve

Zv. drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, ka inspektuar pikat e kalimit kufitar në jug të vendit për të parë zbatimin e masave shtesë për sezonin veror 2018.

Gjatë një interviste për mediat Hajnaj ka theksuar se gjatë sezonit turistik  nëpërmjet Qafë- Botës kanë hyrë rreth 105 mijë shtetas ku 73 mijë janë shtetas të huaj , si dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë rreth 125 mijë shtetas ku rreth 104 mijë janë shtetas të huaj.

Gjithashtu Hajnaj ka  vlerësuar bashkëpunimin me rojen bregdetare dhe kullat e vrojtimit për dhënien ndihmë pushuesëve që u rrezikohej jeta nga mbytja në det, si dhe bashkëpunimin me homologët për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Gjithashtu janë marrë masat dhe po ndiqen me korrektësi zbatimi i detyrimeve ligjore përsa i përket  lëvizjes së mjeteve lunduese  dhe të motorrëve të ujit.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë  dhe me inistitucionet e tjera që kanë për detyrë dhe  funksion  zbatimin e masave të sezonit turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat