Droga s’ka të ndalur. Sekuestrohet 10 kg kanabis

Shqipëria

Droga s’ka të ndalur. Sekuestrohet 10 kg kanabis

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 23:33
Droga

Policia ka bllokuar rreth 10 kilogramë lëndë narkotike në Selenicë të Vlorës. Droga e cila ishte e llojit Canabis Sativa u gjet brenda  një fuoristrade. Ashtu siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, lënda narkotike u kap në aksin rrugor Selenicë-Resulaj.

Njoftimi i policisë: Më datë 16.08.2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë-Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat