Përleshje në Sarandë, 1 person i plagosur, 5 shoqërohen në polici

Shqipëria

Përleshje në Sarandë, 1 person i plagosur, 5 shoqërohen në polici

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 23:45
Policia

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë dhe si pasojë një person mbeti i plagosur.

Personat kanë përdorur sende të forta si shkopinj druri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë shoqëruar në komisariat pesë persona. 

Nuk dihen ende arsyet e këtij sherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat