Cilat janë çëshjet më të bujshme që presin “zgjidhje” në vjeshtë!

Shqipëria

Cilat janë çëshjet më të bujshme që presin “zgjidhje” në vjeshtë!

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:10
Prokuroria për Krimet e Rënda

Në shtator, pas përfundimi të lejes vjetore prokurorët e Krimeve të Rënda duhet t’u kthehen dosjeve hetimore të përcjella me bujë gjatë gjysmës së parë të vitit.

Po cilat janë “patatet e nxehta” të Prokurorisë për Krimet e Rënda nga dosja “Tahiri” tek 3.4 milionë eurot në “Toyotat Yaris”.

Vjeshta pritet të jetë një stinë e nxehtë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fati përfundimtar apo veprimet që do të ndërmerren nga prokurorët për llogari të të paktën katër dosjeve hetimore do të mbajë të mbërthyer sytë e publikut tek godina e xhamtë.

Dosja më e lakuar në duart Krimeve të Rënda, aktualisht nën drejtimin e Donika Prelës, mbetet ajo ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e “trafikut të narkotikëve”, në formën e grupit të stukturuar kriminal dhe “korrupsion”. Prokurorët e Krimve kanë dyshime se gjatë qëndrimit të tij në pozicionin e ministrit të Brendshëm Tahiri ka favorizuar trafikimin e kanabisit nga grupi i “Habilajve” në këmbim të përfitimeve financiare.

Në muajin tetor prokurorisë i përfundon 3 mujorshi i tretë në radhë i zgjatje së hetimeve. Aktualisht organi i akuzës po pret kthimin e disa letërporosive të reja të dërguara në Itali, Greqi dhe Malin e Zi. Një tjetër “patate e nxehtë”në duart e Krimeve është hetimi i nisur në mars 2018 pas bllokimit të një sasie prej 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia në Portin e Durrësit në fundin e dyfishtë të një kontenieri bananesh të shoqërisë “Arbi Garden”. Për këtë çështje janë arrestuar në Shqipëri shoferi i kamionit që transportoi ngarkesën drejt Maminasit dhe menaxheri i shoqërisë. Ndërsa administratori i saj, Arbër Çekaj, u arrestua në Gjermani, ku është në pritje të përfundimit të procedurave të ekstradimit në në Shqipëri.

Në sitën e Krimeve të Rënda ndodhen edhe fashikujt e hetimit të nisur për “Babalen”, çështje që trazoi jo pak ujërat e politikës në muajin maj. Shtetasi Albert Veliu, i cilësuar fillimisht si “dëshmitari x” në një audio-regjistrim të publikuar nga Partia Demokratike, pretendonte se kishte biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafikimin e një sasie kanabisi. Për llogari të hetimit Prokuroria dërgoi audiopërgjimin për ekspertim në Itali. Po ashtu u administrua deklarime të Veliut dhe të Agron Xhafajt, si dhe monstra të zërit të tyre, pak para se Xhafaj të largohej drejt Italisë për shkak të një dënimi penal të pavuajtur. Këtij procedimi iu bashkua edhe kallëzimi i bërë nga Agron Xhafaj për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD që publikuan audi-përgjimin.

Hetimi tjetër me pritshmëri të larta publike i përket ngjarjes së 23 qershorit 2018, kur në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit u gjet një sasi prej 3.4 milionë euro. Për këtë ngjarje po hetohen në masë sigurisë “arrest në burg” Edi dhe Klevi Lika, Arben Çeka dhe Alban Mollaymeri, të dyshuar për “pastrim parash”, “armëmbajtje pa leje” dhe “falsifikim monedhash”, vepra të kryera si grup i strukturar kriminal. Për të njëjtën çështje janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar si porositësit e mjeteve “Toyota Yaris” ku u gjetën eurot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat