Paloka, Ballës: Mos u fshih pas Gjykatave, trego çfarë të lidh me Mond Begon

Shqipëria

Paloka, Ballës: Mos u fshih pas Gjykatave, trego çfarë të lidh me Mond Begon

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 06:40
Edi Paloka

Pas deklaratave të bëra nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant balla, i cili reagoi ndaj akuzave të PD-së, për lidhjen e tij me trafikantin e drogës që u ndalua në Greqi, ka reaguar sërish nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Balla, kërkon të fshihet pas institucioneve që vetë ai i quan të korruptuara.

Ndërkohë nënkryetari i PD-së, i ka kërkuar sërish Ballës që të sqarojë qytetarët se çfarë e lidh atë me trafikantin e drogës?

Ja postimi i Palokës:

Pasi mori 8 ore kohe, derrkuci i Toyota Yaris kerkon shpetim tek ato qe i mallkon cdo dite si me te korruptuarat ne vend: Gjykatat!

Mr. Toyota Yaris qe drejton grupin parlamentar te PS, mos u fshih pas Edi Rames dhe Fatmir Xhafes, por thuaju shqiptareve:

* A e njeh trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges Mond Bego?

* Cfare te lidh me trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges Mond Bego?

Taulant Yaris, laku po shtrengohet, koha jote dhe e Padronit tend po mbaron! Tik Tak Tik Tak

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat