Vijnë kohë të këqia për shoferët problematikë: Policia nis kontrollin me dron nga ajri!

Shqipëria

Vijnë kohë të këqia për shoferët problematikë: Policia nis kontrollin me dron nga ajri!

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 10:05
Policia Rrugore

Policia Rrugore tani e tutje do të evidentojë me dron parakalimet e gabuara.  Polica njoftoi sot se ka gjetur një “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Në videon e mëposhtme, drejtuesi i mjetit në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e "çarmatosi". Me dron do të evidentohen edhe shkeljet e tjera, si respektimi i përparësisë në rrethrrotullime, distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron janë të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat